Spanja akuzon Rusinë për nxitjen e krizës në Katalonja
(last modified Sat, 11 Nov 2017 17:45:22 GMT )
Nëntor 11, 2017 18:45 Europe/Tirane
  • Spanja akuzon Rusinë për nxitjen e krizës në Katalonja

Ministrja spanjolle e mbrojtjes akuzoi rrjetet sociale aktive në Rusi për nxitjen e trazirave të fundit në rajonin katalanas.

Maria Dolores Dickspella, ministre e mbrojtjes e Spanjës tha se në tensionet e fundit në rajonin katalanas, janë përcjellë mesazhe shqetësuese e të rrezikshme, të cilat u përhapën në rrjetet sociale nga Rusia. Ajo shtoi se ende nuk është e qartë nëse qeveria ruse është implikuar në këtë proces. Më parë, edhe ministri i Jashtëm spanjoll Alfonso Dastis kishte denoncuar aktivitetet ndërhyrëse të hakerëve rusë në lidhje me krizën katalanase. Deri tani, autoritetet e Moskës kanë mohuar përfshirjen e Rusisë në zhvillimet e brendshme spanjolle, e në veçanti në krizën në Katalonja.

 

Tags