Vazhdojnë skandalet mbi abuzimet seksuale në Kongres
(last modified Wed, 15 Nov 2017 08:12:37 GMT )
Nëntor 15, 2017 09:12 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë skandalet mbi abuzimet seksuale në Kongres

Jecki Spicer dhe Barabara Kamcok, dy ish përfaqësuese femra të kongresit amerikan ditën e martë në një konferencë për shtyp deklaruan se janë abuzuar seksualisht nga dy përfaqësues burra të kongresit amerikan.

Spicer ka diskutuar me shumë punonjëse femra të kongresit të cilat kanë pohuar për rastet e abuzimeve seksuale ndaj tyre dhe sjelljeve të pahijshme të kongresmenëve amerikanë. Edhe Kamcok një tjetër përfaqësuese femër e kongresit amerikan ka kritikuar ashpër këtë institucion për sjelljet dhe abuzimet seksuale brenda në kongres. Pas Hollivudit tashmë kongresi amerikan është bërë objektiv i medias për skandalet e abuzimeve seksuale. Me dhjetëra ish përfaqësues dhe punonjës të kongresit në Amerikë kanë kërkuar ndryshimin e strukturës së kongresit për të parandaluar abuzimet seksuale.

 

 

Tags