Prokurori i Belgjikës kërkon arrestimin dhe ekstradimin e Puigdemont
(last modified Fri, 17 Nov 2017 16:33:49 GMT )
Nëntor 17, 2017 17:33 Europe/Tirane
  • Prokurori i Belgjikës kërkon arrestimin dhe ekstradimin e Puigdemont

Avokati i Carles Puigdemont, ish-shefi i rajonit autonom të Katalonjës, tha se Prokurori i Përgjithshëm belg ka kërkuar zbatimin e urdhërarrestit evropian ndaj Puigdemont.

Siç njofton agjencia franceze e lajmeve AFP, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Belgjikës, të premten i kërkoi gjyqësorit belg që të zbatonte një vendim evropian për arrestimin e Carles Puigdemont dhe katër ish sekretarëve të qeverisë së rajonit autonom të Katalonjës dhe ekstradimin e tyre në Spanjë. Ndërkohë, kryeministrat e Spanjës dhe të Belgjikës diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve në një kohë që  udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont dhe katër aleatë separatistë janë duke u përgatitur për një paraqitje në gjykatën e ekstradimit në Bruksel. Qeveria belge ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në kërkesën e ekstradimit të Spanjës, pasi që sistemi gjyqësor është i pavarur. Spanja i dorëzoi sot prokurorit belg informacione që detajonin kushtet e burgimit për Puigdemont dhe katër të tjerët nëse ata ekstradohen në Spanjë.

 

Tags