396 të arrestuar në Turqi për lidhje me Fethullah Gylen
(last modified Sat, 16 Dec 2017 19:17:09 GMT )
Dhjetor 16, 2017 20:17 Europe/Tirane
  • 396 të arrestuar në Turqi për lidhje me Fethullah Gylen

396 persona u arrestuan javën e kaluar në qytete të ndryshme të Turqisë nën akuza për bashkëpunim me grupin e Fethullah Gylen.

Arrestimet janë  kryer duke ndjekur urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm të Turqisë. Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, arrestimet janë kryer në qytetet  Ankara, Stamboll, Kaiseri, Konia, Malatia, Antalia, Eskishehir, Denizli, Trabzon, Mugla, Aidin, Adana, Elazik, Erzinxhan, Aksaraj dhe Izmir. 396 personat e arrestuar nga policia turke javën e kaluar, duke përfshirë 11 mësues dhe 89 pjesëtarë të forcave të armatosura turke janë ngarkuar me akuzën për bashkëpunimin me grupin Gylen. Zyrtarët e qeverisë turke thanë se numri i njerëzve të lidhur me grupin e Fethullah Gylen ishte afër 170,000 dhe deklarojnë se ata drejtpërsëdrejti dhe tërthorazi morën pjesë në grushtin e shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar në Turqi.

 

Tags