Moska: Amerika me patjetër do të marrë përgjigjen e sanksioneve të saj
(last modified Sun, 24 Dec 2017 07:19:17 GMT )
Dhjetor 24, 2017 08:19 Europe/Tirane
  • Moska: Amerika me patjetër do të marrë përgjigjen e sanksioneve të saj

Ministri i jashtëm i Rusisë deklaroi se amerikan do të marrë me patjetër përgjigjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Maria Zakharova zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë dekoroi se shefi i diplomacisë ruse ka thënë se sanksionet e reja të Amerikës kundër Rusisë janë të pabaza dhe theksoi se Moska ka të drejtë tu japë përgjigje këtyre sanksioneve duke marrë masa reciproke. Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se qëllimi i Amerikës me sanksionet kundër Rusisë është që ta largojë këtë vend nga tregjet botërore. Agjencia e lajmeve Itartas njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi se sanksionet e Uashingtonit kundër Moskës, zbatohen me qëllim të dëbimit të Rusisë nga tregjet botërore të armëve dhe të energjisë. Lavrov në takim me anëtarët e Unionit të Tregtisë së Evropës në Moskë shtoi se Uashingtoni me pretekst të përballjes me kërcënimin e Rusisë, po bënë përpjekje që vendet evropiane t'i detyrojë për të shtuar buxhetin ushtarak të tyre. Amerika synon të ushtrojë ndikim negativ mbi zbatimin e projekteve të përbashkëta të Rusisë dhe Evropës në sektorin e energjisë dhe në një farë mënyre ta dëbojë Rusinë nga tregjet e energjisë.

Tags