Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi
(last modified Fri, 19 Jan 2018 18:17:12 GMT )
Janar 19, 2018 19:17 Europe/Tirane
  • Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi

Parlamenti i Turqisë votoi të enjten për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme që u vu në vend pas përpjekjeve të dështuara për grusht shteti në korrikun e vitit 2016, njofton media turke.

Kjo është zgjatja e gjashtë e gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të futet fuqi të premten pas mesnate, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolu. Në bazë të kushtetutës turke, gjendja e jashtëzakonshme mund të deklarohet maksimumi për gjashtë muaj. Prej një vit e gjysmë në Turqi mbretëron gjendja e jashtëzakonshme. Një situatë e tillë i mundëson presidentit dhe qeverisë që të anashkalojë parlamentin në miratimin e ligjeve të reja dhe të pezullojë të drejtat dhe liritë. Rreth 50 mijë njerëz janë burgosur dhe mbi 110 mijë janë shkarkuar ose larguar nga vendet e tyre të punës në Turqi që nga deklarimi i gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2016. Ditë më parë, Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi njoftoi për lëshimin e urdhrave për ndalimin e 70 oficerëve ushtarakë të dyshuar për lidhje me një rrjet të udhëhequr nga kleriku turk në SHBA Fethullah Gulen. Agjencia Anadolu tha se prokurorët në krahinën qendrore turke të Konia nxorën urdhëresa kundër 58 oficerëve ende në detyrë aktive si dhe 12 oficerë të cilët ishin shkarkuar më parë nga forcat e armatosura. Operacionet e policisë për të kapur të dyshuarit ishin duke u zhvilluar në 27 provinca, njoftoi agjencia. Turqia akuzon Gylenin për krijimin e një përpjekjeje grushti ushtarak në korrik  të vitit 2016. Gulen i mohon akuzat. Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe nisi një goditje masive pas grushtit të shtetit, duke rezultuar në rreth 50,000 arrestime dhe shkarkimin e më shumë se 110,000 njerëzve nga punët shtetërore, duke përfshirë edhe ushtrinë. Duke pasur parasysh lëvizjet e Turqisë ndaj lëvizjes FETO të udhëhequr nga Fet’hullah Gylen, BE kishte bërë një varg kritikash për shkeljen e të drejtave të njeirut në Turqi, gjë që edhe ka ndikuar në prishjen e marrëdhënieve midis këtij unioni dhe Turqisë. Turqia një ohë pati tensione të mëdha diplomatike edhe me Gjermaninë, për shkak të arrestimit të disa shtetasve gjermanë në Turqi. Kurse kohëve të fundit, Gjermania dhe Turqia kanë ndërmarrë një hap kah përmirësimi i raporteve të tensionuara, me takimin ndërmjet diplomatëve më të lartë të dy vendeve. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i ka uruar mirëseardhje kolegut të tij turk, Mevlut Cavusoglu, në qytetin Goslar në Gjermani, derisa Ankaraja angazhohet për ripërtëritje të raporteve me Evropën, pas një viti të lidhjeve të tensionuara. Veçanërisht, Gjermania është e zemëruar në Turqinë për shkak të burgosjes së disa shtetasve gjermanë ose turko-gjermanë, përfshirë gazetarin, Deniz Yucel, për dyshime të ndërlidhura me terror. Gjithsej 7 vetë janë në burg në Turqi, për atë që Berlini konsideron se janë shkaqe politike. Së fundit,  Gabriel i ka theksuar disa përmirësime për këtë çështje, përfshirë edhe lirimin e disa gjermanëve në Turqi. “Ne nuk presim që të pajtohemi për secilën çështje menjëherë”, u tha Gabriel gazetarëve pas takimit me Cavusoglun, në Goslar, që është qyteti i lindjes i tij. “Ka dallime në opinionet tona, por ne jemi të gatshëm për vazhdimin e diskutimit tonë hapur dhe me respekt të dyanshëm”, tha Gabriel.

 

Tags