Reagimi i evropianëve ndaj ekzekutimit me vrasje të takfiristëve
(last modified Wed, 24 Jan 2018 09:28:04 GMT )
Janar 24, 2018 10:28 Europe/Tirane
  • Reagimi i evropianëve ndaj ekzekutimit me vrasje të takfiristëve

Një shtetas marokeno-gjerman në Irak me akuzë si ishte pjesëtarë i grupit terrorist ISIS, është dënuar me ekzekutim me vrasje dhe asnjë prej vendeve evropiane nuk ka treguar interesim për ta kthyer atë në vendin e tyre.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Një shtetas marokeno-gjerman të dielën në Irak me akuzë si ishte pjesëtarë i grupit terrorist ISIS, është dënuar me ekzekutim me vrasje dhe asnjë prej vendeve evropiane nuk ka treguar interesim për ta kthyer atë në vendin e tyre. Burimet e afërta me dosjen e ditës së martë, kanë deklaruar se me qindra takfiristë të huaj të cilët janë kapur pas disfatës ushtarake të ISIS në Irak dhe Siri, por presin gjykimin e tyre prapa hekurave të burgut. Në mesin e këtyre takfiristëve ndodhen edhe tre femra me shtetësi franceze të cilat janë arrestuar nga forcat irakiane pas çlirimit të Mosulit. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar një shtetas irakiano-suedez së bashku me 37 persona të tjerë, është ekzekutuar pasi ishte dënuar me gjyq. Vendet evropiane të cilat pas valës së sulmeve të papara terroriste akoma po ndjejnë plagët në trupin e tyre, siç duket nuk po tregojnë shumë interesim për këta takfirista të cilët opinioni publik i Perëndimit i konsideron tradhtarë të rrezikshëm. Florence Parli, ministri i mbrojtjes së Francës, ditën e hënë deklaroi: "Takfiristët kurrë nuk kishin ndjenja për ne, prandaj unë nuk e di se për çfarë arsye ne duhet të kemi ndjenja për ata". Ai duke folur rreth ndjenjave që ekzistojnë në vendet evropiane në lidhje me qytetarët e këtyre vendeve që kanë shkuar në luftën e Sirisë, ka thënë: "Këto persona (...) e dinin atë çfarë ndodhte atje. Kur ata të kapën nga autoritetet vendore duhet të përgatiten për gjykim dhe dënime ndër më të ashprat nga autoritetet vendore". Në Angli dhe Belgjikë gjithashtu vërehet i njëjti qëndrim ku autoritetet e këtyre vendeve kanë refuzuar kërkesën për ekstradimin e Tarik Xhidvan, takfiristi belg i cili kishte propozuar bashkëpunimin me autoritetet angleze në shkëmbim të ekstradimit të tij. Charles Michel, kryeministri i Belgjikës, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kishte deklaruar: "Negociatat me persona të tillë janë të pamundshme. Në shoqërinë tonë nuk ka vend për persona të tillë".

Tags