Garantimi i të drejtave themelore, kusht i etnisë Rohingya për tu kthyer në Mianmar
(last modified Tue, 30 Jan 2018 08:08:27 GMT )
Janar 30, 2018 09:08 Europe/Tirane
  • Garantimi i të drejtave themelore, kusht i etnisë Rohingya për tu kthyer në Mianmar

Të shpërngulurit myslimanë Rohingya për tu kthyer në Mianmar kanë vendosur si kusht garantimin e të drejtave themelore të tyre.

Sipas akordit të 25 nëntorit 2017, procesi për kthimin e myslimanëve Rohingya në vendin e tyre do të nisë në fund të janarit 2018. Negociatat mes autoriteteve të Bangladeshit dhe Mianmarit për kthimin e myslimanëve në vendin e tyre, janë organizuar në kohën kur nga Mianmari janë shpërngulur disa grupe të tjera myslimanësh Rohingya, të cilët janë vendosur në Bangladesh. Duke qenë se myslimanët Rohingya në këto negociata nuk kanë pasur asnjë përfaqësues, negociatat janë kundërshtuar fuqishëm prej tyre. Fil Robertson, shefi i departamentit të Azisë në organizatën Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin nga kthimi i myslimanëve Rohingya në Mianmar dhe ka thënë se për mbrojtjen e myslimanëve në kohën e kthimit të tyre nuk ka asnjë garanci ndërkombëtare. Më shumë se 962 mijë myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari për në Bangladesh për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre nga budistët radikalë dhe ushtria e Mianmarit.

Tags