Vriten 5 ushtarë turq në Afrin të Sirisë
(last modified Tue, 30 Jan 2018 17:41:33 GMT )
Janar 30, 2018 18:41 Europe/Tirane
  • Vriten 5 ushtarë turq në Afrin të Sirisë

Ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, njoftoi se pesë ushtarë turq dhe 24 militantë aleatë nga e ashtuquajtura Ushtria e Lirë Siriane (FSA) janë vrarë në ofensivën e ushtrisë turke në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Afrin, në luftimet kundër Njësive të Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG ).

Duke iu drejtuar parlamentit të martën, Canikli mohoi njoftimet për vdekjet e civilëve në ofensivën turke, duke thënë: "Asnjë civil nuk është vrarë në operacionin Dega e Ullirit të Forcave të Armatosura Turke në Afrin". Ai shtoi se një total prej 649 militantësh të YPG ishin vrarë që nga fillimi i operacionit më 20 janar. "Forcat Ajrore Turke shkatërruan 458 objektiva, të cilat u përdorën nga terroristët kurdë si vendstrehime dhe depo të municioneve. Ndërsa në kuadër të operacionit tokësor, janë shkatërruar 4,370 objektiva, "tha Canikli.

 

Tags