Zyrtari i OKB thekson nevojën për t'i dhënë fund luftës në Siri
(last modified Sat, 10 Mar 2018 14:48:39 GMT )
Mars 10, 2018 15:48 Europe/Tirane
  • Zyrtari i OKB thekson nevojën për t'i dhënë fund luftës në Siri

Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët theksoi nevojën për t'i dhënë fund luftës shkatërruese në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, Filipino Grandi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, tha në një konferencë shtypi, problemet e vazhdueshme dhe persekutimi i civilëve sirianë përbën një turp global në zgjidhjen e krizës siriane. Grandi theksoi se situata e rrezikshme në Siri ka shkaktuar dëshpërimin e miliona sirianëve të zhvendosur që jetojnë në Turqi, Liban, Jordani, Egjipt dhe Irak për t'u kthyer në vendin e tyre. Më shumë se tre të katërtat e refugjatëve sirianë në zonat urbane në Jordani dhe Liban nuk mund të përmbushin nevojat e tyre bazë, tha Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët. Zyrtari i OKB-së theksoi se Konferenca e ardhshme ndërkombëtare mbi "Mbrojtjen e Ardhmërisë së Sirisë dhe Rajonit" duhet të shoqërohet me angazhime të qëndrueshme. Konferenca do të mbahet më 24-25 prill në Bruksel.

 

Tags