Vendimi i Evropës për krijimin e zonës ushtarake Shengen
(last modified Wed, 28 Mar 2018 08:25:20 GMT )
Mars 28, 2018 10:25 Europe/Tirane
  • Vendimi i Evropës për krijimin e zonës ushtarake Shengen

Komisioni Evropian ka hartuar një program të caktuar për krijimin e zonës Shengeni Ushtarak me qëllim lehtësimin e transportit të forcave dhe pajisjeve ushtarake brenda Bashkimit Evropian.

Ditën e mërkurë, Komisioni Evropian përmendi një program të caktuar për krijimin e Shengenit Ushtarak e cila do të lehtësojë lëvizjen e forcave ushtarake dhe pajisjeve ushtarak, që aktualisht përballen me pengesa të shumta për shkak të burokracisë administrative dhe mungesës së infrastrukturës. Një prej diplomatëve evropianë ka thënë se ky propozim është i zbatueshëm sidomos në kohën kur ekziston një vendosmëri unike në tensionet me Rusinë. Më herët disa funksionarë evropianë kanë paralajmëruar se ekziston mundësia e një krize në Evropë. Ben Hodges gjeneral amerikan dhe ish komandant i forcave amerikane në Evropë ka thënë se zona e Shengenit Ushtarak është e nevojshme. Ndërkohë 26 vende anëtare të zonës Shengen kanë ruajtur kontrollet e tyre kufitare.

Tags