Inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike shkojnë në Rusi
(last modified Fri, 06 Apr 2018 12:20:27 GMT )
Prill 06, 2018 14:20 Europe/Tirane
  • Inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike shkojnë në Rusi

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka kryer hetime dhe inspektime në Rusi.

Ministria e Rusisë të premten në një deklaratë për informim, ka shkruar se inspektorët e sekretarisë teknike të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike javën e kaluar kanë zhvilluar një vizitë në Rusi. Ndërkohë sipas këtij burimi, mësohet se edhe autoritetet e Portugalisë me ndihmën e organizatës së OSBE-së, kanë kryer inspektime në Rusi. Gjithashtu edhe Rusia në kuadër të organizatës së OSBE-s, ka dërguar inspektorët e saj në Irlandë dhe në kuadër të paktit “Starti i Ri” mes Rusisë dhe Amerikës qëllim i të cilit është reduktimi i armëve bërthamore të këtyre dy vendeve, ka dërguar disa inspektorë në Amerikë. Kjo është në kohën kur Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike të mërkurën ka mbajtur një mbledhje për të shqyrtuar akuzat e Britanisë së Madhe kundër Rusisë në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal.  

Tags