Putin dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike për Sirinë
(last modified Fri, 06 Apr 2018 17:16:19 GMT )
Prill 06, 2018 19:16 Europe/Tirane
  • Putin dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike për Sirinë

Vladimir Putin dhe Emanuel Macron kanë biseduar me telefon për situatën në Siri, ku kanë vlerësuar hapat për të përmirësuar negociatat në Gjenevë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike kanë diskutuar për çështjen e Sirisë. Sipas një deklarate nga qendra për shtyp e Kremlinit, Putin dhe Macron kanë biseduar për situatën në Siri, ku kanë vlerësuar hapat për zgjidhjen paqësore të krizës në Siri.   Dy liderët, të cilët theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes Rusisë dhe Francës në zgjidhjen e krizës siriane, kanë shprehur të njëjtin mendim se kriza në Siri duhet të zgjidhet në rrugë politike në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

 

Tags