Londra shqetësohet për myslimanët Rohingya
(last modified Tue, 12 Jun 2018 06:14:23 GMT )
Qershor 12, 2018 08:14 Europe/Tirane
  • Londra shqetësohet për myslimanët Rohingya

Sekretari i Jashtëm britanik shprehu shqetësim lidhur me sjelljen e forcave të Mianmarit ndaj myslimanëve Rohingya.

Sipas IRNA, Boris Johnson, në Twitter, foli për një bisedë telefonike me udhëheqësin e partisë në pushtet në Mianmar, Aung San Suu Kyi, për të adresuar shqetësimet rreth trajtimit të myslimanëve Rohingya. Sekretari i Jashtëm britanik duke theksuar se Mianmar ka miratuar monitorimin e Kombeve të Bashkuara për kthimin e azilkërkuesve Rohingya dhe krijimin e komisionit për gjetjen e fakteve mbi dhunën kundër myslimanëve Rohyngia, ai bëri thirrje për veprim të shpejtë në këtë drejtim. Xhonson gjithashtu bëri thirrje për vetëpërmbajtjen e ushtrisë së Mianmarit në dërgimin e ndihmave humanitare në provincën Kachin dhe në rajonet përreth tij. Kombet e Bashkuara kanë lidhur një kontratë me Mianmarin që inspektorët e saj të kenë qasje për të analizuar zonat kritike të Mianmarit, duke përfshirë gjendjen në provincën Rakhin. Dhuna masive e ushtrisë dhe ekstremistëve budistë kundër myslimanëve Rohingya në provincën perëndimore Rakhin në Myanmar, kanë filluar më 25 gusht 2017. Kjo dhunë ka vrarë me qindra dhe plagosur me mijëra njerëz të tjerë ndërkohë që me miliona janë zhvendosur dhe shpërngulur nga shtëpitë e tyre. Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar dhunën në Mianmar si një "genocid kundër etnisë Rohyngia".

Tags