Paralajmërohet për vazhdimin e ikjes së myslimanëve Rohingia nga Mianmari
(last modified Fri, 06 Jul 2018 15:45:28 GMT )
Korrik 06, 2018 17:45 Europe/Tirane
  • Paralajmërohet për vazhdimin e ikjes së myslimanëve Rohingia nga Mianmari

UNHCR ka paralajmëruar për vazhdimin e ikjes së myslimanëve Rohingia nga Mianmari. Zejd Ra’d Al-Husejn, komisari i lartë i UNHCR,  gjatë punimeve të takimit të 38-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut që u zhvillua në Gjenevë, ka shprehur shqetësim për vazhdimin e shpërnguljes me dhunë të myslimanëve Rohingia nga Mianmari dhe ka deklaruar se që nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani, mbi 11 mijë myslimanë Rohingia janë detyruar të ikin në Bangladesh.

Sipas këtij raporti, myslimanët Rohingia në provincën Rahin të Mianmarit po vazhdojnë të përballen me dhunë, gjenocid dhe shpërngulje të dhunshme nga Mianmari dhe po digjen në zjarr shtëpitë e tyre. Zejd Ra’d Al-Husejn gjithashtu ka thënë se të shpërngulurit myslimanë Rohingia në Bangladesh pavarësisht marrëveshjes së arritur mes qeverisë së Mianmarit dhe Bangladeshit, akoma nuk janë kthyer në vendbanimet e tyre. OKB më para e ka prezantuar ushtrinë e Mianmarit si faktor që po kryen gjenocid dhe pastrim etnik në Mianmar duke quajtur atë “ushtria më e keqe” në botë. Kryqi i Kuq Ndërkombëtare gjithashtu ka deklaruar se rrethanat nuk janë të sigurta për kthimin e të shpërngulurve. Paralajmërimi i UNHCR në lidhje me vazhdimin e ikjes së myslimanëve Rohingia nga provinca Rahin të Mianmarit në drejtim të shteteve fqinjë dhe sidomos drejt Bangladeshit është rezultat i shqetësimeve rreth pasojave të shtimit të refugjatëve dhe mungesës së potencialeve të qeverisë së Dakas për sigurimin e nevojave të refugjatëve Rohingia. Duke marrë parasysh se që nga një vit më parë rreth një milion refugjatë Rohingia janë strehuar në zonat kufitare të Bangladeshit dhe shtimi i numrit të refugjatëve në kampet e strehimit në Bangladesh mund të bëhet shkak për krijimin e ndonjë krize dhe katastrofe humanitare në mesin e tyre. Pavarësisht kërkesave të përsëritshme të qeverisë së Bangladeshit nga Bashkësia Ndërkombëtare sidomos nga organizatat humanitare për të ndihmuar këtë vend në sigurimin e nevojave elementare të myslimanëve të shpërngulur nga Mianmarit si artikujt ushqimor dhe medikamentet, deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga Bashkësia Ndërkombëtare në këtë drejtim. Raportet e publikuar deri më tani në lidhje me përhapjen e disa sëmundjeve epidemike si kolera në mesin e myslimanëve Rohingia në kampet strehimore në Bangladesh, kanë shtuar kritikat ndaj organizatave ndërkombëtare sidomos ndaj OKB gjatë muajve të kaluar për shkak të neglizhencës që po tregojnë ndaj refugjatëve të shpërngulur.

Tags