BE përgatit tarifa 20 miliardëshe për mallrat amerikane
(last modified Wed, 25 Jul 2018 17:11:54 GMT )
Korrik 25, 2018 19:11 Europe/Tirane
  • BE përgatit tarifa 20 miliardëshe për mallrat amerikane

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa mbi 20 miliardë dollarë nëse Presidenti i SHBA Donald Trump realizon kërcënimin e tij tarifor mbi makinat e importuara nga Evropa, tha komisionerja e tregtisë së bllokut.

Cecilia Malmstrom i bëri komentet në prag të një takimi midis Presidentit Trump dhe Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në Uashington. "Ne shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe se ne mund të arrijmë një zgjidhje. Nëse jo, atëherë Komisioni Evropian do të përgatisë një listë të gjatë të tarifave për mallrat amerikane që do të arrinte në rreth 20 miliardë dollarë, "i tha të mërkurën Malmstrom të përditshmes suedeze Dagens Nyheter. Sipas shefes së tregtisë së BE-së, mallrat amerikane që do të tatohen do të përfshijnë, ndër të tjera, makineri, prodhime bujqësore dhe produkte të teknologjisë së lartë. Nga ana e tij, Juncker, i cili përsëriti se Brukseli do të hakmerret nëse Trump vendos tarifat e reja, i tha transmetuesit publik gjerman ZDF të mërkurën se BE nuk është në bankën e të akuzuarve, dhe ne nuk kemi nevojë të mbrojmë veten.

 

Tags