Mogherini: Ruajtja e marrëveshjes bërthamore me sanksionet amerikane, është sfiduese
Shefja e politikës së jashtme të BE pasi theksoi se ruajtja e marrëveshjes bërthamore është në interes të sigurisë së vendeve nënshkruese të këtij unioni ka thënë; Ruajtja e marrëveshjes bërthamore me kthimin e sanksioneve amerikane është një punë shumë sfiduese.
Federika Mogherini në një takim me presidentin e Austrisë njoftoi përpjekjet e BE për të ruajtur dhe vazhduar marrëveshjen bërthamore me Iranin. Shefja e politikës së jashtme të BE ka publikuar një deklaratë rreth takimit të saj me presidentin e Austrisë dhe ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi çështjet e Ballkanit dhe marrëveshjen bërthamore. Ne përpiqemi që të ruajmë marrëveshjen bërthamore, marrëveshje e arritur pas negociatave tepër të gjata. Ruajtja e marrëveshjes bërthamore është në interes të sigurisë sonë. Ruajtja e marrëveshjes bërthamore duke pasur parasysh kthimin e sanksioneve amerikane është një sfidë tepër e madhe mirëpo ne jemi duke bashkuar me vendet anëtare dhe partnerët tanë në të gjithë botën, që të garantojmë vazhdimin e marrëveshjes bërthamore, ka thënë në fjalën e saj Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE.