Në Tripoli të Libisë fillojnë luftime të reja
(last modified Sat, 29 Sep 2018 14:35:15 GMT )
Shtator 29, 2018 16:35 Europe/Tirane
  • Në Tripoli të Libisë fillojnë luftime të reja

Burimet informative kanë njoftuar se qetësia në kryeqytetin e Libisë nuk ka zgjatë më tepër se disa ditë dhe luftimet përsëri kanë filluar në këtë qytet.

Gazeta "Al-Hajat" njoftoi se pas disa ditë qetësie dhe ndërprerje të luftimeve në Libi, rajoni Warshefana 30 km larg Tripolit sot ka qenë arenë e luftimeve të reja mes gurpeve militante.

Një burim i informuar ka thënë se këto luftime janë zhvilluar mes forcave të Osama Xhuvejli, ministrit të mbrojtjes së qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë dhe grupeve të tjera të armatosura.

Autoritetet libiane së fundi kanë njoftuar për ndërprerjen e luftimeve të përgjakshme në Tripoli, mirëpo siç duket në anën tjetër luftimet nuk kanë të ndalur.

Luftime të ashpra kishin filluar gati një muaj më parë mes forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar dhe forcave të grupit "Liva'e Al-Sabi'a ku si pasojë janë vrarë 115 persona dhe janë plagosur rreth 400 të tjerë.

Tags