Erdogan: Kërcënimet e SHBA për imponimin e sanksioneve ndaj Iranit 'të padrejta'
(last modified Mon, 01 Oct 2018 18:52:38 GMT )
Tetor 01, 2018 20:52 Europe/Tirane
  • Erdogan: Kërcënimet e SHBA për imponimin e sanksioneve ndaj Iranit 'të padrejta'

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka quajtur si të padrejtë lëvizjen e Shteteve të Bashkuara për të imponuar sanksione kundër Iranit dhe kërcënimet për t'i forcuar ato edhe më shumë.

Në një fjalim në parlamentin turk të hënën, Erdogan shtoi se përjashtimi i Iranit nga çështjet rajonale është i gabuar. Ai theksoi se SHBA kanë marrë rrugën e gabuar duke kërcënuar dhe duke përdorur shantazh në vend të dialogut, duke thënë se është e pamundur që çdo vend t'i besojë Uashingtonit. Në fjalimin e tij të dytë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork më 25 shtator, Presidenti i SHBA Donald Trump premtoi sanksione të ashpra kundër Iranit dhe i kërkoi botës të izolojë Republikën Islamike duke e akuzuar atë për sponsorizimin e terrorizmit dhe mbjelljen e "kaosit, vdekjes dhe shkatërrimit" në Lindjen e Mesme. Presidenti turk ka shtuar: Ankaraja lufton në mënyra ligjore me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara me pretekstin e arrestimit të Andrew Brunson, një qytetari amerikan i akuzuar për spiunim për grupet terroriste anti-turke.

 

Tags