AP e OKB konfirmon sovranitetin e Sirisë mbi lartësitë Golan
(last modified Sat, 17 Nov 2018 08:32:03 GMT )
Nëntor 17, 2018 09:32 Europe/Tirane
  • AP e OKB konfirmon sovranitetin e Sirisë mbi lartësitë Golan

Projekt-rezoluta mbi Lartësitë Golan, ka marrë votën pro të shumicës në AP të OKB.

Në votimin e mbajtur dje, 151 vende të AP të OKB kanë votuar pro sovranitetit të Sirisë mbi lartësitë Golan. Kjo projekt-rezolutë është kundërshtuar vetëm nga Amerika dhe regjimi sionist. kjo rezolutë thekson sovranitetin e Sirisë mbi lartësitë Golan dhe i konsideron të jashtëligjshme të gjitha veprimet e regjimit sionist në këtë rajon. Rezoluta mbi lartësitë Golan ishte një prej 9 rezoluta të analizuara në komitetin e katërt të AP të OKB. 8 rezolutat e tjera i janë kushtuar Palestinës dhe dënimit të sjelljes së sionistëve ndaj palestinezëve. Bashar Xha’afari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB, pas miratimit të kësaj rezolute tha se ajo i përcjell mesazh të qartë regjimit të Izraelit se ai ka pushtuar lartësitë Golan dhe ka shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Bashar Xha’afari tha se rajoni Golan është pjesë e territorit të Sirisë dhe Siria do ta rimarrë atë ose me rrugë paqësore ose me luftë. Territori prej 1,200 km katrorë i lartësive Golan është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Bashkësia Ndërkombëtare kurrë nuk e ka njohur zyrtarisht aneksimin e këtij rajoni nga regjimi sionist.

Tags