Qëndrimi i Tereza Mej kundër kundërshtarëve të marrëveshjes midis Londrës dhe Brukselit
(last modified Sat, 17 Nov 2018 18:53:17 GMT )
Nëntor 17, 2018 19:53 Europe/Tirane
  • Qëndrimi i Tereza Mej kundër kundërshtarëve të marrëveshjes midis Londrës dhe Brukselit

Kryeministrja britanike hodhi poshtë propozimet kundër marrëveshjes midis Londrës dhe Brukselit mbi Brexit.

Kryeministrja britanike Tereza Mej në një intervistë me Daily Mail në lidhje me propozimet kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit), ka thënë: "Këto sugjerime janë një problem që nuk zgjidhin problemet aktuale{. Partia Konservatore në pushtet në Britani ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të shkuar përpara me një votim mosbesimi kundër kryeministres së Britanisë Tereza Mej mbi marrëveshjen e saj të Brexit me Bashkimin Evropian. Katër deputetë të tjerë konservatorë në Parlament paraqitën të premten qëndrimet e tyre që nuk shprehnin besim në udhëheqjen e Mej, pasi anëtarët e partisë së saj planifikonin të zgjidhnin atë. Deklarata e Mej në Parlament të enjten për të shpjeguar kushtet e marrëveshjes së divorcit me BE u përballë me kundërshtime të ashpra. Deputeti konservator Andrju Bridgen ka kërkuar direkt që Tereza Mej të japë dorëheqje.

 

Tags