Udhëheqësit e BE-së miratojnë Marrëveshjen e BREXIT-it, protesta në Bruksel
(last modified Sun, 25 Nov 2018 18:25:26 GMT )
Nëntor 25, 2018 19:25 Europe/Tirane
  • Udhëheqësit e BE-së miratojnë Marrëveshjen e BREXIT-it, protesta në Bruksel

Marrëveshja e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, e njohur si BREXIT, është miratuar nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian, kështu ka bërë të ditur, Donald Tusk.

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, tha se 27 udhëheqësit e BE-së i dhanë mbështetjen e tyre pas një diskutimi më pak se një orë në Bruksel. Tusk sinjalizoi se Marrëveshja do të miratohet shumë shpejtë, pasi Spanja tërhoqi dyshimet në lidhje me Gjibraltarin. BREXIT duhet të miratohet nga Parlamenti i Britanisë së Madhe me një shumicë absolute. Vlen të theksohet se sot në Bruksel janë organizuar protesta nga kundërshtarët e ndalimit të Brexit.

 

Tags