Mogherini paralajmëron mbi ligjin e xhunglës në marrëdhëniet ndërkombëtare
(last modified Wed, 05 Dec 2018 09:42:04 GMT )
Dhjetor 05, 2018 10:42 Europe/Tirane
  • Mogherini paralajmëron mbi ligjin e xhunglës në marrëdhëniet ndërkombëtare

Politikat e njëanshme të presidentit amerikan që bazohen në përdorimin e forcës dhe anashkalimin e normave dhe dispozitave ndërkombëtare vetëm me qëllim që të zbatohen politikat dhe objektivat e Uashingtonit, janë bërë shkak për shtimin e përditshëm të kritikave dhe izolimin e mëtejshëm të Uashingtonit në nivel botëror.

Donald Trump me sloganin e tij “ Amerika e Para” u ka dhënë prioritet interesave dhe objektivave të Amerikës dhe sigurisht pa marrë parasysh vendet e tjera. Ai është i mendimit se politikat e njëanshme dhe proteksioniste të Uashingtoni do të shtojnë fuqinë dhe dominimin e Amerikës tek vendet e tjera. Mirëpo kjo politikë e Donald Trump ka ngjallur reagimin dhe kritikat e shumë vendeve. Kritikat janë shtuar aq shumë saqë edhe partnerët dhe aleatët perëndimorë të Uashingtonit, janë ngritur kundër tij. Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE, në fjalimin e saj të mbajtur në universitetin Howard ka thënë: BE është i shqetësuar se ligji i xhunglës po dominon në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kjo ka sfiduar traktatet dhe marrëveshjet e rëndësishëm ndërkombëtare. Ndër të tjera ajo shtoi se shqetësimi më i madh për momentin është mosrealizimi i sistemit të ri ndërkombëtar. Sipas saj pas përfundimit të luftës së ftohtë ajo që po ndiqet më me seriozitet është ligji i xhinglës dhe mos zbatimi i ligjeve dhe dispozitave ndërkombëtare. Shefja e politikës së jashtme të BE tha se shumë nga traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat i kanë dhënë fund luftës së ftohtë, tashmë janë sfiduar seriozisht. Mogherini ka lënë të kuptohet veprimi i Donald Trump për tërheqjen e Amerikës nga traktati INF që jo vetëm ka ngjallur reagimin e Moskës, ka shqetësuar edhe palën evropiane. Mogherini propozoi bashkëpunim më të afërt të Evropës me Amerikës për formimin e një bote më të drejtë. Megjithatë vetë shefja e diplomacisë evropian e di shumë mirë se presidenti amerikan jo vetëm që nuk u kushton rëndësi vlerave dhe dispozitave ndërkombëtare por edhe në marrëdhëniet mes Amerikës dhe BE ai ka sjelljen e padronit me vartësin e tij dhe kërkon që në çështje të ndryshme Evropa të bindet dhe të pranojë çdo gjë pa asnjë kusht. Ministri i jashtëm francez Jean Yves Le Drian ka thënë: Trump është futur në shtëpinë e bardhë me sloganin “ Amerika e Para” mirëpo ai sot ka shtrirë këmbët akoma më shumë dhe këtë slogan e ka ndryshuar në “ Amerika e Vetme”. Kjo do të thotë se Amerika është futur në konflikt me të gjithë dhe në bisedimet dypalëshe insiston në supremacinë e saj. Evropianët e dinë shumë mirë se në kushtet aktuale, interesat e dy anëve të atlantikut si në traktatin e ambientit të Parisit, marrëveshjen bërthamore, politikat tregtare dhe të tarifave doganore, janë kontradiktë me njëri-tjetrin. Pikërisht të tilla çështje janë bërë shkak për krijimin e ndasive mes Evropës dhe Amerikës. Fjalimi i Mogherini në universitetin Howard është një lloj shprehje pakënaqësie dhe paralajmërimi për autoritetet e larta të Uashingtonit lidhur me pasojat e vazhdimit të rrjetës aktuale që me padyshim çon në destabilizimin akoma më të madh të rendit botëror. Sot Evropa së bashku me disa vende të fuqishme si Rusia dhe Kina theksojnë në sistemin e multilitarizmit ndërsa politika e ndjekur nga Donald Trump ka shkaktuar turbullime në arenën ndërkombëtare që inkurajon vendet e tjera të ndjekin shembullin e sjelljes së Amerikës të Donald Trump, atë të utilitarizmit.

 


 

Tags