Një delegacion amerikan shkon në Turqi për të diskutuar mbi çështjen Gylen
(last modified Thu, 03 Jan 2019 07:59:30 GMT )
Janar 03, 2019 08:59 Europe/Tirane
  • Një delegacion amerikan shkon në Turqi për të diskutuar mbi çështjen Gylen

Pas pakënaqësisë së shprehur nga pala turke, një delegacion amerikan ka shkuar në Ankara për të diskutuar mbi çështjen e Fetaullah Gylen.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Bloomberg sipas të cilës Gylen akuzohet nga Turqia për projektimin e grushtit të shtetit të vitit 2016 në Turqi. Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gylen por kjo kërkesë është refuzuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Qëllimi i vizitës së delegacionit amerikan është të diskutojë me autoritete turke lidhur me akuzat e hedhura kundër Gylen që më herët ka qenë një aleat i presidentit Rexhep Taip Erdogan. Nga ana e tij Gylen ka hedhur poshtë akuzat për implikimin e tij në komplotin e dështuar të vitit 2016. Gjatë atij viti disa ushtarë dhe oficerë ushtrie u munduan të rrëzojnë më forcë presidentin Erdogan. Ky komplot i dështuar çoi në arrestimin e 50 mijë personave dhe shkarkimin nga puna të dhjetëra mijëra të tjerëve.

Tags