Venezuela, Mogherini zhvillon bisedë telefonike me Pompeo
(last modified Wed, 30 Jan 2019 07:25:22 GMT )
Janar 30, 2019 08:25 Europe/Tirane
  • Venezuela, Mogherini zhvillon bisedë telefonike me Pompeo

Shefja e politikës së jashtme të BE dhe sekretari amerikan i shtetit në një bisedë telefonike kanë diskutuar dhe analizuar situatën në Venezuelë.

Federika Mogherini dhe Mike Pompeo në këtë bisedë telefonike kanë diskutuar mbi situatën ku ndodhet Amerika për shkak të ndërhyrjeve politike dhe ekonomike të Uashingtonit. Përveç kësaj është diskutuar mbi zhvillimet në Venezuelë dhe është theksuar tejkalimi i situatës me mjete paqësore dhe demokratike. Gjithashtu është rënë dakord për vazhdimin e kontakteve në të ardhmen. Venezuela ndodhet në një situatë të rënduar pasi Amerika ka njohur zyrtarisht Juan Guaido, liderin e opozitës, si presidentin e përkohshëm të vendit, duke rritur mundësinë e një grushti shteti apo të një sulmi të armatosur për rrëzimin e  qeverisë së presidentit Nikolas Maduro.

Tags