Arma e frikshme ruse
(last modified Sun, 03 Feb 2019 19:54:34 GMT )
Shkurt 03, 2019 20:54 Europe/Tirane
  • Arma e frikshme ruse

Flota e Rusisë ka zbuluar një armë të re, e cila shkakton halucinacione dhe është në gjendje të verbojë armikun.

Valët e emetuara nga kjo armë mund të shkaktojnë gjithashtu të vjella. Ajo u ekspozua një ditë pas deklaratave të Vladimir Putinit për tërheqjen e Rusisë nga traktati i armëve bërthamore INF. "Pajtohem me propozimet e Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me nisjen e punës për vendosjen e raketave balistike Kalibr në terren dhe për hapjen e një drejtimi të ri: krijimi i një rakete hipersonike tokësore me rreze të mesme" , tha Putin. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini reagoi ndaj dështimit të negociatave ruse-amerikane për traktatin INF. "Evropa nuk dëshiron të jetë skena e rivalitetit midis fuqive të mëdha", tha ajo.

 

Tags