Amerika dhe Rusia nuk miratojnë rezolutën për armëpushim në Libi
(last modified Fri, 19 Apr 2019 13:13:54 GMT )
Prill 19, 2019 15:13 Europe/Tirane
  • Amerika dhe Rusia nuk miratojnë rezolutën për armëpushim në Libi

SHBA-ja dhe Rusia njoftuan se për momentin nuk mund ta mbështesin rezolutën e Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara me të cilën apelohet për armëpushim në Libi, konfirmojnë diplomatë anonimë.

Rusia është kundër asaj që në projekt rezolutën britanike akuzohet gjeneral Khalifa Haftar për përshkallëzimin e dhunës, për shkak të përparimit të Armatës Kombëtare të Libisë drejt Tripolit.

Nga ana tjetër, SHBA nuk e arsyetuan qëndrimin e tij për projekt rezolutën, me të cilën kërkohet nga vendet që kanë ndikim ndaj palëve luftuese që të sigurojnë pajtueshmëri për qasje pakusht të ndihmës humanitare në Libi.

Mbi 200 vetë janë vrarë në Libi që nga 4 prilli kur filluan luftimet e rebelëve për të marrë kontrollin e kryeqytetit Tripoli. Ndërsa dhuna vazhdon, kryeministri Fajez Al-Serraj thotë se populli "ndjehet i braktisur nga bota". Ndërkohë deri tani fuqitë e mëdha nuk kanë rënë dakord për një rezolutë të paraqitur nga Britania në Këshillin e Sigurimit.

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Serraj, e dënoi atë që ai e quajti "heshtje" të aleatëve ndërkombëtarë ndaj sulmit të forcave rebele mbi kryeqytetin Tripoli. Al-Serraj, qeveria e cilit mbështetet nga Kombet e Bashkuara, po ndeshet me një kryengritje të udhëhequr nga gjenerali Khalifa Haftar.

Forcat e Haftarit, të cilat mbështesin një administratë paralele në lindje të Libisë, synojnë të vënë nën kontroll edhe kryeqytetin Tripoli.

Deri tani sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë vrarë mbi 200 vetë që kur kanë nisur luftimet më 4 prill. Ndërsa dhuna vazhdon, Al-Serraj thotë se populli "ndjehet i braktisur nga bota".

Ai tha se dështimi për të mbështetur qeverinë e tij, të njohur ndërkombëtarisht, "mund të sjellë pasoja të tjera të rënda" dhe nga paqëndrueshmëria ka rrezik të përfitojë grupi militant Shteti Islamik.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë thirrje për ndalimin e luftimeve, por deri tani fuqitë e mëdha nuk kanë rënë dakord për një rezolutë të paraqitur nga Britania në Këshillin e Sigurimit.

Rusia është kundër projektrezolutës britanike që fajëson gjeneralin Kalifa Haftar për përshkallëzimin e dhunës, ndërsa nga ana tjetër, ShBA-ja nuk dha ndonjë qëndrim.

Projektrezoluta me të cilën gjithashtu kërkohet nga vendet që kanë ndikim ndaj palëve luftuese që të veprojnë për ndalimin e luftimeve dhe lejimin e kalimit të ndihmës humanitare.

Libia është shkatërruar nga dhuna dhe përfshirë nga paqëndrueshmëria politike që nga koha kur sunduesi veteran, Muammar Gaddafi, u përmbys nga pushteti dhe u vra në vitin 2011.

Tags