Mogherini thekson nevojën për zgjidhjen paqësore të krizës në Venezuelë
(last modified Tue, 07 May 2019 12:54:35 GMT )
May 07, 2019 14:54 Europe/Tirane
  • Mogherini thekson nevojën për zgjidhjen paqësore të krizës në Venezuelë

Shefja e diplomacisë evropiane vuri në dukje zhvillimet në Venezuelë dhe theksoi se zgjidhja e krizës në këtë vend nuk duhet të jetë ushtarake dhe duhet të jetë plotësisht venezuelase.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Federika Mogherini ditën e hënë në ceremoninë e hapjes së takimit dyditor të grupit ndërkombëtar të kontaktit ICG me temë zhvillimet në Venezuelë në qytetin San Jose të Kostarikës, ka theksuar nevojën për zgjidhjen paqësore të krizës në Venezuelë.

Shefja e diplomacisë evropiane ka thënë se prioritet kryesor i grupit ndërkombëtar të kontaktit është parandalimi i shtimit të krizës në Venezuelë, deklaroi: “Ky vend ka nevojë për një proces politik dhe paqësor i cili do të rezultojë me një rrugëzgjidhje demokratike, të brendshme dhe venezuelase. Bashkësia Ndërkombëtare ka përgjegjësi që të lehtësojë këtë rrugëzgjidhje pa kurrfarë ndërhyrje ushtarake”.

Tags