Rusia: Golani është territor i Sirisë
(last modified Thu, 23 May 2019 10:55:11 GMT )
May 23, 2019 12:55 Europe/Tirane
  • Rusia: Golani është territor i Sirisë

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB të mërkurën theksoi se lartësitë e Golanit të pushtuar i përkasin territorit të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Vasily Nebenzya në mbledhjen e Këshillit të Sirisë së OKB, në lidhje me rajonin e Azisë Perëndimore, deklaroi se Rusia vazhdon ta konsiderojë Golanin e pushtuar pjesë të territorit të Sirisë.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e hënë me 25 mars me një veprim në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe duke shkelur në mënyrë të hapur rezolutat e KS të OKB, nënshkroi një dekret në bazë të të cilit Uashingtoni njeh sovranitetin e regjimit sionist mbi lartësitë e Golanit të pushtuar të Sirisë.

Ky veprim i Trump ka shkaktuar reagime të ashpra në qarqet ndërkombëtare të cilat e kanë dënuar në përgjithësi këtë veprim të presidentit amerikan.

Regjimi sionist në vitin 1967, ka pushtuar rreth 200 kilometra katror të territorit të Sirisë në lartësitë e Golanit dhe pas një kohe e ka aneksuar atë në territoret e pushtuara.

Tags