Forcat ushtarake të Sudanit sulmojnë protestuesit në Khartum
(last modified Mon, 03 Jun 2019 11:54:10 GMT )
Qershor 03, 2019 13:54 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të Sudanit sulmojnë protestuesit në Khartum

Forcat e sigurimit sudanez janë përplasur me protestuesit pro-demokracisë jashtë selisë ushtarake në kryeqytetin Khartoum.

BBC raporton se sipas burimeve nga uniformat e bardha janë vrarë të paktën 8 persona. 

Ndërsa raportohet se janë përdorur municionet ndaj protestuesve. Vendi qeveriset nga një Këshill Ushtarak i Përkohshëm (TMC) që kur presidenti Omar al-Bashir u rrëzua gjatë një grushti shteti në prill.

Këshilli mohoi përdorimin e forcës për të ndalur protestat.

Protestuesit kanë kërkuar që një qeveri civile të marrë përsipër drejtimin e vendit.

Forcat e sigurisë së Sudanit është raportuar të kenë përdorur forcën teksa kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit në kryeqytetin e këtij shteti, Khartum.

Sipas protestuesve, në qytet ka pasur të shtëna me armë zjarri. 

“Tani janë duke u bërë përpjekje për të shpërndarë njerëzit”, është thënë në një deklaratë të shkurtër nga Asociacioni Profesional i Sudanit, që është duke drejtuar protestat kombëtare.

Dëshmitarët kanë thënë se ndalesat janë duke u djegur nga protestuesit, me qëllim të parandalimit të forcave të sigurisë.

Ushtria e Sudanit deri më tani nuk ka komentuar këtë situatë.

Protestuesit kanë pushtuar sheshin përpara selisë ushtarake prej 6 prillit.

Muajin e kaluar, organizatorët dhe gjeneralët udhëheqës kanë thënë se janë pajtuar për strukturën e administratës së re dhe tranzicionit trevjeçar sa i përket udhëheqësisë civile.

Megjithatë ata është thënë të mos jenë pajtuar nëse civilët apo ushtria duhet të kenë shumicën e pozitave.

Tags