Sudani sulmon protestuesit sapo filloi mosbindja civile
(last modified Mon, 10 Jun 2019 07:51:09 GMT )
Qershor 10, 2019 09:51 Europe/Tirane
  • Sudani sulmon protestuesit sapo filloi mosbindja civile

Forcat ushtarake të Sudanit kanë lëshuar gaz lotsjellës ndaj protestuesve pasi filluan një fushatë të mosbindjes civile, të thirrur pas një ofensive vdekjeprurëse mbi demonstruesit.

Ndërsa fushata u ngrit, protestuesit mblodhën goma, trungje pemësh dhe shkëmbinj për të ndërtuar bllokada të reja në Khartoum,  thanë dëshmitarët okularë. Forcat ushtarake u mobilizuan shpejt dhe lëshuan gaz lotsjellës kundër protestuesve, pothuajse një javë pas një sulmit vdekjeprurës në një prej bazave të ushtrisë, e cila la të vdekur shumë njerëz. Më parë të djelën, një grup protestuesish që përfaqësonte lëvizjen e protestës të Sudanit njoftoi një fushatë mbarëkombëtare të "mosbindjes civile", duke thënë se ajo do të vazhdojë derisa gjeneralët në pushtet të transferojnë pushtetin në një qeveri civile. Lëvizja e mosbindjes civile ka filluar të dielën dhe pritet të përfundojë vetëm kur një qeveri civile të shpallet në pushtet në televizionin shtetëror," tha Shoqata Profesionale Sudaneze (SPA) në një deklaratë. "Mosbindja është një veprim paqësor i aftë për të gjunjëzuar armën më të fuqishme në botë", shtoi ajo në deklaratën lëshuar për mediat. Deklarata erdhi një ditë pasi një sulm i përgjakshëm i ushtrisë ndaj protestuesve la të paktën 113 veta të vdekur në kryeqytetin Khartoum.

 

 

Tags