120 të vrarë e të plagosur nga sulmi ajror i gjeneral Haftar kundër Tripolit
(last modified Wed, 03 Jul 2019 07:06:13 GMT )
Korrik 03, 2019 09:06 Europe/Tirane
  • 120 të vrarë e të plagosur nga sulmi ajror i gjeneral Haftar kundër Tripolit

Avionët luftarakë të varur nga gjeneral Khalifa Haftar në libi, kanë sulmuar kryeqytetin Tripoli duke lënë të vrarë e të plagosur të paktën 120 persona.

Burimet informative kanë bërë të ditur se avionët luftarakë të gjeneral Haftar kanë sulmuar një qendër të emigrantëve të jashtëligjshëm në Tripoli. Në këtë sulm janë vrarë të paktën 40 persona dhe plagosur 80 të tjerë. Grupi i njohur me emrin ushtria kombëtare e Libisë, i kryesuar nga gjeneral Khalifa Haftar dhe që ka mbështetjen e Arabisë Saudite, Ejgiptit, EBA dhe të disa  vendeve perëndimore, kontrollon pjesën lindore të vendit dhe prej disa muajsh ka nisur një ofensivë për marrjen e kryeqytetit Tripoli. Ushtria kombëtare e Libisë nën udhëheqjen e gjeneralit Khalifa Haftar, ka marrë në dorë kontrollin e disa zonave në Tripoli, kryeqytetin e Libisë. Gjeneral Mundhar Khartush, përfaqësuesi i brigadës 73 të këmbësorisë të ushtrisë kombëtare të Libisë, ka thënë: “Ushtria kombëtare e Libisë në mënyrë të plotë ka arritur kthejë nën kontroll rajonin Al-Sabija dhe të garantojë sigurinë e këtij rajoni. Gjithashtu edhe zonat Suke Al-Sabt, Al-Kesarat dhe Al-Azizija janë futur nën kontrollin e forcave të kësaj ushtrie”. Sipas tij, luftime të ashpra janë zhvilluar në një urë në afërsi të aeroportit të Tripolit por forcat e këtij grupi kanë arritur të neutralizojnë sulmin e forcave kundërshtare. Gjeneral Khalifa Haftar më 4 prill ka filluar operacione të gjëra për të marrë nën kontroll Tripolin, kryeqytetin e Libisë.

Tags