Dega e grupit terrorist ISIS në Libi ripërtërinë bashkëpunimin me Abu Bekr Al-Baghdadi
(last modified Sun, 07 Jul 2019 13:29:30 GMT )
Korrik 07, 2019 15:29 Europe/Tirane
  • Dega e grupit terrorist ISIS në Libi ripërtërinë bashkëpunimin me Abu Bekr Al-Baghdadi

Grupi terrorist ISIS në Libi ka publikuar një video në të cilën pretendoi se po ripërtërinë bashkëpunimin me kreun e këtij grupi terrorist.

Faqja informative "Libya News" njoftoi se grupi terrorist ISIS ka publikuar një video në të cilën pretendoi se me dhjetëra pjesëtar të armatosur të këtij grupi terrorist janë mbledhur në një zonë shkretinore për të cilën thuhet se ndodhet në jug të Libisë dhe janë duke ripërtërirë bashkëpunimin me Abu Bekr Al-Baghdadi, kreun e ISIS.

Në këtë video nuk janë dhënë të dhënat për kohën dhe vendin e saj ngjarjes.

Kjo video është publikuar në kohën kur gjatë ditëve të fundit janë publikuar lajme për transferimin e terroristëve të grupit ISIS nga Idlibi i Siri në Libi. Ndërkohë që forcat e grupit të ashtuquajtur "Ushtria Kombëtare e Libisë" që drejtohen nga gjenerali Khalifa Haftar, po luftojnë me forcat e qeverisë së pajtimit kombëtare për të marrë kontrollin mbi kryeqytetin e Libisë, Tripoli.

 

Tags