Forcat e gjeneralit Khalifa Haftar bombardojnë Fakultetin e Forcave Ajrore në Misrata të Libisë
(last modified Sat, 27 Jul 2019 12:40:28 GMT )
Korrik 27, 2019 14:40 Europe/Tirane
  • Forcat e gjeneralit Khalifa Haftar bombardojnë Fakultetin e Forcave Ajrore në Misrata të Libisë

Një burim i forcave lindore të Libisë të drejtuara nga gjenerali Khalifa Haftar, ka njoftuar për bombardimin e ndërtesës së Fakultetit të Forcave Ajrore në qytetin Misrarata në veriperëndim të Libisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se sipas këtij burimi, avionët luftarak të këtyre forcave disa herë kanë bombarduar qytetin Misrata të Libisë.

Sipas këtij burimi ushtarak, mësohet se objektiv kryesor i këtij sulmi ka qenë Fakulteti i Forcave Ajrore në qytetin Misrata të Libisë.

Faqja informative "Bevabetu Ifrika" ka njoftuar se forcat e gjeneralit Khalifa Haftar kanë bombarduar shtatë herë objektivat ushtarake të qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë në qytetin Misrata.

Sipas këtij burimi, gjatë këtij operacioni janë bombarduar disa objektiva si selia dirigjuese e dronëve të Turqisë, sistemi i mbrojtjes ajrore në bazën e Misratas dhe Fakulteti i Forcave Ajrore në këtë qytet.

Nga ana tjetër, qeveria e pajtimit kombëtar në Tripoli ditën e premte ka deklaruar se forcat e saja kanë bombarduar folenë e dronëve dhe avionëve transportues të forcave të gjeneral Khalifa Haftar në bazën ajrore Al-Xhafra në juglindje të Tripolit.

Që nga katër muaj më parë po zhvillohen luftime të ashpra  mes forcave të gjeneral Haftar dhe forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë në rrethinën e Tripolit dhe deri më tani si pasojë e këtyre luftimeve janë vrarë me qindra persona dhe janë plagosur me mijëra të tjerë.

 

Tags