Protesta dhe arrestime në Moskë
(last modified Sun, 28 Jul 2019 06:59:32 GMT )
Korrik 28, 2019 08:59 Europe/Tirane
  • Protesta dhe arrestime në Moskë

Në Moskë, kryeqytetin e  Rusisë janë organizuar protesta që kanë çuar në arrestimin e disa prej tyre nga ana e policisë. Policia ka arrestuar qindra demonstratë gjatë protestave të sotme në Moskë, në të cilat qytetarët kërkuan që kandidatëve opozitarë t’u mundësohet kandidimi për këshillin e qytetit.

Organizata OVD-Info, e cila përcjell arrestimet politike, bëri të ditur se janë arrestuar 630 persona një orë pas fillimit të protestave. Agjencia shtetërore e lajmeve Tass transmetoi informacionet e policisë moskovite sipas të cilës u arrestuan 295 persona. Demonstratat vazhduan, edhe pse forcat speciale të policisë së Moskës tentuan të shtypin demonstruesit. Qytetarët brohorisnin se "Rusia do të jetë e lirë". Në protesta u shfaqën disa mijëra qytetarë. Politikani më i shquar rus i opozitës, Alexei Navalny, u bëri thirrje qytetarëve për të protestuar për shkak të cilës u dënua me 30 ditë burg të mërkurën.

 

 

Tags