Akordi i këshillit ushtarak të Sudanit me opozitën
(last modified Sat, 03 Aug 2019 05:40:14 GMT )
Gusht 03, 2019 07:40 Europe/Tirane
  • Akordi i këshillit ushtarak të Sudanit me opozitën

Këshilli ushtarak i Sudanit ka arritur një akord me opozitën për hartimin e kushtetutës së vendit dhe krijimin e  qeverisë së tranzicionit.

Muhamed Hasa Libat ndërmjetësuesi i unionit afrikan për çështjet e Sudanit ka thënë: delegacionet e këshillit ushtarak dhe të koalicionit opozitar të quajtur Liria dhe Ndryshimi ditën e shtunë kanë kryer bisedime teknike për çështjet e vendit. Në deklaratën paraprake të kushtetutës, forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Sudanit janë zotuar të veprojnë nën komandën e përgjithshme të forcave të armatosura gjatë aktivitetit të qeverisë së tranzicionit. Pas dorëheqjes së Omar Bashir ish presidentit të Sudanit më 11 prill, ushtarakët në këtë vend morën në dorë pushtet mirëpo populli vazhdoi protestat me kërkesën për largimin e ushtarakëve dhe krijimin e një shteti civil. Situata mesa duket është zgjidhur me akordin e arritur nga këshilli ushtarak dhe koalicioni opozitar i quajtur Liria dhe ndryshimi.

Tags