Sudani: Irani nuk na ka kërkuar të ndërtojmë një bazë në këtë vend
(last modified Mon, 04 Mar 2024 08:00:37 GMT )
Mars 04, 2024 09:00 Europe/Tirane
  • Sudani: Irani nuk na ka kërkuar të ndërtojmë një bazë në këtë vend

Ministri i Punëve të Jashtme të Sudanit, duke mohuar pretendimin e gazetës amerikane Wall Street Journal kundër Teheranit, theksoi se Republika Islamike e Iranit nuk i ka kërkuar asnjëherë Khartumit të ndërtojë një bazë në Detin e Kuq.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars; “Ali al-Sadegh Ali”, ministri i Jashtëm i Sudanit, ka mohuar pretendimin e Wall Street Journal për Republikën Islamike të Iranit. Ali në margjinat e takimit të mbajtur në Antalia, agjencisë së lajmeve Sputnik i tha: “Sot lexova artikullin e një gazetë amerikane. Ky lajm nuk është i vërtetë”. Duke theksuar se “Irani nuk i ka kërkuar kurrë Sudanit të ndërtojë një bazë”, ai sqaroi: “Kohët e fundit kam udhëtuar në Iran dhe nuk e kam diskutuar këtë çështje me askënd. Kjo gazetë amerikane pretendoi se Teherani i ka kërkuar Sudanit të ndërtojë një bazë në Detin e Kuq dhe në këmbim, Irani do t'i japë dronë Khartumit. Wall Street pretendon se duke ndërtuar këtë bazë, Irani kërkon të monitorojë sa më afër anijet izraelite në këtë det. Në mbështetje të kombit të shtypur palestinez, forcat e armatosura të Jemenit nisën operacionet e tyre në Detin e Kuq nga mesi i nëntorit dhe nuk lejojnë që anijet që i përkasin regjimit sionist apo i ofrojnë ndihmë këtij regjimi të kalojnë nëpër Detin e Kuq.

Tags