Gutteres kërkon nga të gjitha vendet nënshkrimin e traktatit për ndalimin e testimeve bërthamore
(last modified Tue, 10 Sep 2019 13:21:56 GMT )
Shtator 10, 2019 15:21 Europe/Tirane
  • Gutteres kërkon nga të gjitha vendet nënshkrimin e traktatit për ndalimin e testimeve bërthamore

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar nga të gjitha vendet që ta nënshkruajnë dhe t’i bashkohen traktatit të përgjithshëm për ndalimin e testimeve bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Antonio Gutteres ditën e hënë në mbledhjen e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB me temë “Përkujtimin e Ditës për Kundërshtimin e Testimeve të Shpërthimeve Bërthamore”, i ka quajtur të papranueshme pengesat që bëhen për hyrjen në fuqi për zbatim të traktatit gjithëpërfshirës për ndalimin e testimeve bërthamore dhe deklaroi: “Ky traktat është i vlefshëm për të vendosur nën kontroll përhapjen e armëve bërthamore dhe konsiderohet një hap para për zhdukjen e këtyre armëve”.

Gutteres në vazhdim vuri në dukje faktin se deri më tani 184 vende të botës e kanë nënshkruar paktin për ndalimin e plotë të testimeve bërthamore dhe 168 vende e kanë aprovuar këtë traktat, ndërsa deklaroi: “Sistemet ndërkombëtare për mbikëqyrje si një proces për konfirmimin e këtij procesi, kanë ndihmuar lehtësimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, mirëpo megjithëkëtë progres ky traktat akoma nuk ka hyrë në fuqi për zbatim”.

Gutteres pa vë në dukje fare emrin e vendeve që pengojnë këtë proces, shtoi: “8 nga 44 shtete që miratimi i tyre për këtë traktat është i domosdoshëm për të hyrë në fuqi të zbatimit, akoma nuk e kanë miratuar këtë traktat”. Amerika dhe regjimi sionist nuk e kanë nënshrkuar këtë traktat. Vlen të theksohet se data 29 gusht është përvjetori i mbylljes së bazës më të madhe të testimeve bërthamore të ish-BRSS në Kazakistan që u bë në vitin 1991 dhe kjo datë është shpallur Dita Botërore e Kundërshtimit të Testimeve Shpërthyese Bërthamore.

 

Tags