Johnson kryeministri më jetëshkurtër i Britanisë?
(last modified Sun, 29 Sep 2019 07:23:33 GMT )
Shtator 29, 2019 09:23 Europe/Tirane
  • Johnson kryeministri më jetëshkurtër i Britanisë?

Një deputet i lartë i Partisë Kombëtare Skoceze, thotë se Parlamenti Britanik mund të mbajë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë javën e ardhshme.

Dhe nëse një gjë e tillë ka sukses dhe qeveria e kryeministrit Boris Johnson bie, atëherë me shumë mundësi kreu i Laburistëve Jeremy Corbyn do ta zëvendësojë atë. “Ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për të parandaluar një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Europian më 31 tetor. Ne nuk do të lejojmë që populli i këtij vendi të vuajë mungesën medikamenteve dhe ushqimeve nën pretekstin e një Marrëveshjeje të Tregtisë së Lirë me Shtetet e Bashkuara,” tha kreu laburist Corbyn.  Ndërkohë, kryetarja e partisë Kombëtare të Skocisë, Nikola Sturgeon, po shfaqet së fundi e bindur që Corbyn të jetë përkohësisht kreu i qeverisë dhe të pasojë në detyrë Boris Johnsonin. Ndërsa partitë e tjera të opozitës, siç janë Liberal demokratët, thonë se Corbyn është një figurë përçarëse për t’u bërë kryeministër. Dhe nëse javën e ardhshme, Boris Johnson, bie nga pushteti, ai pritet të jetë kryeministri me historinë më të shkurtër në krye të ekzekutivit.

 

Tags