Korbin reagon ndaj propozimit të Johnson lidhur me zgjedhjet
(last modified Fri, 25 Oct 2019 12:50:08 GMT )
Tetor 25, 2019 14:50 Europe/Tirane
  • Korbin reagon ndaj propozimit të Johnson lidhur me zgjedhjet

Kreu i partisë laburiste në Britani lidhur me propozimin e kryeministrit anglez për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend ka thënë se ky propozim duhet analizuar pas zbatimit të Brexit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve Jeremy corbin, kreyu i opozitës dhe kundërshtar i qeverisë së Boris Johnson në Angli, ditën e enjte ka thënë se më parë duhet parë vendimi i BE lidhur me shtyrjen e afatit të zbatimit të Brexit dhe më pas duhet analizuar propozimi i kryeministrit Johnson për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Vetëm katër muaj nga zgjedhja kryeministër i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Pas dështimit të përpjekjeve për të miratuar marrëveshjen për daljen e shpejtë nga unioni evropian, ai ka vendosur datën 12 dhjetor si afat kur britanikët do ti drejtohen kutive të votimit. Mediat angleze shkruajnë se vetëm në këtë mënyrë kryeministri do të jetë dakord të shtyjë në një tjetër moment Brexit duke i lënë më shumë kohë atyre që nuk dëshirojnë largimin nga BE pa miratimin e një marrëveshjeje. Por dhe zërat në Bashkimin Evropian janë kundër nxitimit. Pas shefit të ekzekutivit të BE-së, Donald Tusk, edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sasoli, deklaron se duhet shmangur dalja e Britanisë pa marrëveshje. "Zgjatja e Brexit do qartësojë pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar edhe do lejojë eurodeputetët të ushtrojnë rolin e vet," deklaroi Sasoli para një takimi 90-minutësh me ambasadorët e BE-së. Të martën parlamenti britanik nuk arriti mirëkuptim për diskutimin e paketës ligjore që do bënte të mundur daljen e vendit nga unioni javën e ardhshme. Palët nuk u pajtuan as një ditë më parë pas takimit kokë-më-kokë mes kryeministrit Boris Johnson  dhe liderit të opozitës, Xheremi Korbin. Raportohet se nisma u kundërshtua përveç opozitës edhe nga 9 kolegë dhe ish-ministra konservatorë, që tani janë përjashtuar nga partia në pushtet. Megjithatë të premten pritet të vendoset shtyrja për herë të tretë të Brexit.

 


 

Tags