Bashkimi Evropian vendos kusht për dërgimin e forcave ushtarake në Libi
(last modified Sun, 19 Jan 2020 14:04:16 GMT )
Janar 19, 2020 15:04 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian vendos kusht për dërgimin e forcave ushtarake në Libi

Shefi i diplomacisë evropiane dërgimin e forcave ushtarake në Libi e ka kushtëzuar me vendosjen e armëpushimit në këtë vend.

Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, ditën e shtunë në një intervistë me gazetën gjermane "Spiegel", deklaroi: "Çdo herë kur të vendoset armëpushimi në Libi, Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm për të ndihmuar dhe dërguar forca ushtarake në këtë vend".

Josep Borrell në lidhje me embargon e armëve ndaj Libisë, shtoi: "Evropianët këtë çështjeje ia kanë dorëzuar OKB-së, mirëpo realiteti është ky që embargoja e armëve nuk është efikase, sepse askush nuk e kontrollon atë".

Josep Borrell u shpreh optimist në lidhje me konferencën e Berlinit që do të zhvillohet sot në lidhje me Libinë dhe ka thënë se shpresojmë që kjo konferencë të rezultojë me zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Libi.

 

Tags