Amerikanët arrestojnë gjeneralin rus, thellohen tensionet SHBA-Rusi në Siri
(last modified Sat, 25 Jan 2020 16:52:41 GMT )
Janar 25, 2020 17:52 Europe/Tirane
  • Amerikanët arrestojnë gjeneralin rus, thellohen tensionet SHBA-Rusi në Siri

Gjashtë ditë më parë, selia e forcave ruse në Idlib ishte shënjestra e një sulmi terrorist që ju atribua Kaidistëve, një sulm i cili ishte i ngjashëm me atentatin e kryer më 3 janar në aeroportin e Bagdadit ku u martirizua komandanti i lartë i forcës Kuds.

Sulmi anti-rus që mediat e fshehën, shkaktoi katër të vdekur në radhët e oficerëve rusë dhe një të plagosur, duke bërë që disa vëzhgues të thonë se Amerika e Pompeos sapo kishte bërë atje, ilustrimin e  parë të asaj që është tani strategjia e tij zyrtare: terrorizmi i shënjestruar, strategji e cila pas Iranit, do t’i drejtohej Rusisë dhe Kinës. Disa ditë më vonë, përkatësisht të martën 21 janar, burimet ushtarake ruse raportuan një përplasje të parë midis rusëve dhe amerikanëve, kur të dytët bllokuan rrugën, duke kërcënuar papritur për përdorimin e armëve kundër karvaneve ushtarake ruse të cilat po shkonin drejt bazës ajrore në Kamishli. Por provokimet e SHBA-së kundër Rusisë nuk u ndalën këtu: Të Premten, 24 Janar, sajti ushtarak rus Avia.pro njoftoi arrestimin e një "gjenerali rus" nga "forcat amerikane", në lokalitetin  Manbixh, informacion i cili daton nga disa javë më parë, por që amerikanët kanë zgjedhur ta bëjnë publik këtë javë ndoshta me qëllimin për të dërguar një sinjal të kuq për rusët. Arrestimi i gjeneralit rus u njoftua me shumë krenari nga përfaqësuesi special amerikan për Sirinë, James Jeffry, i cili u shfaq shumë kërcënues: "Oficeri i rangut të lartë rus kishte kapërcyer hapur territorin nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara", ku ndodhi arrestimi i tij, tha amerikani. A po kërkojnë Shtetet e Bashkuara ndihmë nga NATO dhe Turqia për të rrethuar ushtrinë siriane dhe Rusinë në veri dhe, mbi të gjitha, për të larguar Moskën nga baza e saj strategjike ajrore në Kamishli? Kështu duket. Fakti që Rusia ka vendosur të dislokojë bateri raketash S-400 në këtë bazë, e cila është pak kilometra larg nga Iraku verior dhe Turqia de fakto vendos një pjesë të madhe të qiellit irakian nën kontrollin e Rusisë, çka mund të përbëjë një prelud të kthimit të sovranitetit ajror për Bagdadin. Sidomos pasi Iraku nuk përjashton më vendosjen e një mbrojtje ajrore ruse, madje edhe kineze në territorin e tij. Të enjten, Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për vendosjen e baterive Patriot në Irak, raportoi Fox News ndërsa vendimi i bën jehonë sulmit spektakolar të raketave balistike iraniane kundër bazës amerikane në Ain al-Asad, dhe Pentagoni 17 ditë më vonë vazhdon të fshehë humbjet, nga frika e talljes në sytë e të gjithë botës. Burimet ruse përmes këtij njoftimi shohin kryesisht një përpjekje të SHBA për të bllokuar "sistemet S-300 dhe S-400", të cilat ka të ngjarë të zbarkojnë në Irak. Ndërkohë, sapo është raportuar një përplasje e parë mes forcave ruse dhe amerikane në Siri. Sipas Al-Masdar News, "një shkëmbim i dhunshëm zjarri ndodhi midis forcave ruse dhe amerikane të Premten në 24 Janar: "Për momentin, nuk ka foto ose video të luftimeve, megjithatë, Pentagoni e ka konfirmuar" incidentin ". Të tilla zhvillime të rrezikshme shtrojnë pyetjen: A ka vendosur Rusia t'i japë fund "durimit strategjik" dhe t'i kundërvihet ofensivës SHBA / NATO në Siri? Armëpushimi Rusi-Turqi ka pushuar së ekzistuari dhe media raporton një rinisje të luftës në Idlib.

 

Tags