Këshilli i Sigurimit i OKB thekson për armëpushim të përhershëm në Libi
(last modified Thu, 13 Feb 2020 13:10:29 GMT )
Shkurt 13, 2020 14:10 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit i OKB thekson për armëpushim të përhershëm në Libi

Këshilli i Sigurimit të OKB ka miratuar një rezolutë në të cilën thekson vendosjen e armëpushimit të përhershëm në Libi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Këshilli i Sigurimit të OKB ditën e mërkurë ka miratuar një rezolutë në mbështetje ndaj rezultatit të konferencës për paqe në Libi që u organizua në Berlin me 14 vota pro dhe një votë abstenim me numër rezolutë 2510.

Këshilli i Sigurimit të OKB në këtë rezolutë kërkon nga të gjitha vendet që të tërheqin forcat militante nga Libia dhe të heqin dorë nga ndërhyrja në konfliktin e Libisë.

Në këtë rezolutë është kërkuar nga komisioni i përbashkët ushtarak i quajtur 5+5 i Libisë nën mbikëqyrjen e OKB-së që duke vazhduar aktivitetin e vet për vendosjen e armëpushimit, të përkufizojë mekanizmat mbikëqyrës në këtë vend.

Në vazhdim të luftimeve në Libi, Ahmed Al-Mesmarij, zëdhënësi i forcave të drejtuara nga gjenerali Khalifa Haftar të ashtuquajtura “Ushtria Kombëtare e Libisë”, ditën e mërkurë ka deklaruar: “Nuk do të lejojmë avionët e OKB që ta shfrytëzojnë aeroportin e Tripolit dhe përfaqësia e OKB në Libi duhet të shfrytëzojë aeroportet e tjera siç është aeroporti Misrate”.

 

Tags