Le Drian: Bashkimi Evropian dhe Britania do shqyejnë njëri-tjetrin
(last modified Mon, 17 Feb 2020 17:42:43 GMT )
Shkurt 17, 2020 18:42 Europe/Tirane
  • Le Drian: Bashkimi Evropian dhe Britania do shqyejnë njëri-tjetrin

Ministri i jashtëm francez, vendi i të cilit gjithmonë ka kundërshtuar daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, paralajmëroi të hënën se në të ardhmen e afërt, Bashkimi Evropian dhe Britania do të shqyejnë njëri-tjetrin mbi një marrëveshje tregtare pas Brexit-it.

Agjensia e lajmeve AFP raportoi nga Parisi se Jean-Yves Le Drian paralajmëroi Britaninë duke thënë: Londra duhet të kuptojë që në negociatat e ardhshme me Bashkimin Evropian për të arritur një marrëveshje tregtare duhet të presë një proces sfilitës. "Unë mendoj se në negociatat që do kemi për biznesin ose marrëdhëniet e ardhshme në njëfarë mënyre do të shqyejmë njëri-tjetrin", tha shefi i diplomacisë franceze, i cili parashikoi se marrëveshja e tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë nuk do të finalizohej deri në fund të këtij viti.

 

Tags