Një femër padit kandidatin Joe Biden për abuzim seksual
(last modified Mon, 13 Apr 2020 05:27:38 GMT )
Prill 13, 2020 07:27 Europe/Tirane
  • Një femër padit kandidatin Joe Biden për abuzim seksual

Një femër në Amerikë ka paditur në gjykatë kandidatin demokrat Joe Biden për abuzim seksual.

Tara Reid, padinë e saj e ka ngritur tek policia e Uashingtonit dhe ka pretenduar se kur Joe Biden ishte nënpresident në periudhën e Barack Obamës dhe në vitin 1993 ka abuzuar seksualisht me atë në korridoret e senatit. Kjo femër amerikane shkruan se ngjarja ka ndodhur në kohën kur ajo ishte punonjëse e Joe Biden. Më herët kjo ish punonjëse e senatit, nuk e kishte përhapur lajmi për arsye sigurie dhe për kufizimet e paraqitura nga policia për ngritjen e padisë. Reid në një intervistë në Nju Jork ka zbuluar padinë e saj e ngritur kundër Biden. Ndërkohë ekipi elektoral i Biden ka hedhur poshtë pretendimet e Reid. Sipas kanalit CNN, Joe Biden në statistikat e sondazheve në Amerikë është përpara cdo kandidati tjetër demokrat por edhe përpara presidentit Donald Trump.

Tags