9 vende të botës kërkojnë nga OKB të marrë masa kundër Amerikës
(last modified Thu, 23 Apr 2020 12:00:47 GMT )
Prill 23, 2020 14:00 Europe/Tirane
  • 9 vende të botës kërkojnë nga OKB të marrë masa kundër Amerikës

9 vende të botës duke përfshirë edhe Iranin me anë të një letre dërguar komisariatit për të drejta të njeriut të OKB në Gjenevë, kanë kërkuar veprimin e këtij institucioni ndërkombëtar për heqjen e sanksioneve të Amerikës.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se përfaqësuesit e 9 vendeve të botës Iranit, Rusisë, Kinës, Sirisë, Venezuelës, Kubës, Zimbabve, Koresë Veriore dhe Nikaraguanit me anë të një letre dërguar Komisariatit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-së, kanë kërkuar t’u jepet fund sanksioneve të Amerikës.   

Në këtë letër thuhet, “Ky institucion që veprën në kuadër të OKB, duhet të marrë masa të menjëhershme për t’u dhënë fund sanksioneve amerikane që kanë krijuar rrezik për miliona qytetarë të këtyre vendeve”.

Edhe muajin e kaluar gjithashtu Rusia, Kina, Siria, Kuba, Nikaragua, Koreja Veriore, Venezuela dhe Irani i kanë dërguar një letër të përbashkët Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kanë kërkuar nga ai heqjen e sanksioneve të njëanshme të Amerikës ndaj Iranit që po pengojnë luftën e këtij vendi kundër virusit Korona.   

 

Tags