Fillojnë negociatat për marrëdhëniet mes Britanisë dhe Amerikës pas Brexit-it
(last modified Tue, 05 May 2020 11:52:23 GMT )
May 05, 2020 13:52 Europe/Tirane
  • Fillojnë negociatat për marrëdhëniet mes Britanisë dhe Amerikës pas Brexit-it

Britani dhe Amerika kanë filluar raundin e parë të negociatave në lidhje me të ardhmen e bashkëpunimit tregtar dypalësh në periudhën pas Brexit-it.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se këto negociata nga sot zhvillohen nëpërmjet videokonferencës për shkak të përhapjes së epidemisë Covid-19. Ekspertët e çështjeve politike besojnë se mosmarrëveshjet mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian po ushtrojnë ndikim negativ mbi negociatat pas Brexit-it mes Londrës dhe Uashingtonit dhe Amerika në këto negociata po mundohet që duke shtuar marrëdhëniet tregtare të veta me Britaninë do të shkaktojë reduktimin bashkëpunimit tregtar të Britanisë me Kinën.

Për kundër afatit të caktuar për negociatat mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian që Lindra po insiston që deri në fund të vitit 2020 të arrihet një marrëveshje, në negociatat mes Londrës dhe Uashingtonit nuk është caktuar ndonjë afat.

Negociatat mes Britanisë dhe BE kanë filluar muajin e kaluar dhe deri më tani kanë shënuar progres.

 

Tags