Edhe Evropa proteston kundër racizmit në SHBA
Zemërimi dhe shqetësimi i protestuesve amerikanë për vdekjen e George Floyd është rezonuar në disa vende të Evropës.
Turmat u mblodhën në sheshin qendror Trafalgar të Londrës për të protestuar kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë, megjithë rregullat e distancimit shoqëror që synonin të kufizonin përhapjen e coronavirusit. Disa demonstrues marshuan gjithashtu te Ambasada Amerikane në zonën Nine Elms të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar. Demonstruesit e veshur me maska për fytyrën u mblodhën gjithashtu në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Drejtësia nuk mund të presë” dhe “Kemi nevojë për drejtësi”. Demonstruesit në Danimarkë brohorisnin “Jo drejtësi, pa paqe” ndërsa marshonin nëpër rrugët e Kopenhagës. Disa njerëz u mblodhën para ambasadës amerikane duke bartur pankarta dhe duke kërkuar drejtësi për Floyd dhe duke treguar solidaritet me protestuesit amerikanë.