Uashingtoni pretendon për ndërhyrjen e Iranit, Rusisë dhe Kinës në protesta
(last modified Mon, 01 Jun 2020 08:01:12 GMT )
Qershor 01, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Uashingtoni pretendon për ndërhyrjen e Iranit, Rusisë dhe Kinës në protesta

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka akuzuar vende si Rusia, Irani dhe Kina për ndërhyrje në trazirat e fundit në Amerikë, të cilat shpërthyen pas vrasjes së një shtetasi zezak amerikan nga policia e këtij vendi.

Robert Obrain në një intervistë për ABC News në përgjigje të pyetjes së nëse Rusia po e shfrytëzon këtë situatë tha: Po. Mund të jenë të angazhuar edhe aktivistë rusë. Unë kam vënë re se një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës ka sulmuar departamentin amerikan të shtetit për këtë rast. Kjo çështje vjen direkt nga ana e qeverisë Kineze. Sipas tij edhe Irani ka qenë aktiv në këtë fushë. Ne posedojmë mjete të ndryshme. Ne jemi duke punuar nga afër me partnerët tanë. Këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e bardhë gjithashtu ka diskutuar në telefon me homologët e tij nga vendet partnere me të cilët foli mbi situatën e krijuar. Vlen të theksohet se në të gjithë Amerikën kanë shpërthyer protestat për shkak të vrasjes së një shtetasi amerikan zezak nga policia e këtij vendi.

Tags