Kryebashkiakja e Uashingtonit kritikon shtypjen e protestuesve nga forcat ushtarake
(last modified Tue, 09 Jun 2020 11:49:33 GMT )
Qershor 09, 2020 13:49 Europe/Tirane
  • Kryebashkiakja e Uashingtonit kritikon shtypjen e protestuesve nga forcat ushtarake

Kryebashkiakja e Uashingtonit ka kritikuar ashpër përdorimin e forcave të ushtrisë nga ana e Qeverisë Federale për t’u përballur me protestat kundër racizmit në Amerikë.

Faqja informative “Hill” në internet ka njoftuar se Muriel Bowser e cila edhe vetë është një person me ngjyrë, në një intervistë, ka theksuar: “Të gjithë ne jemi dëshmitar të këtij realiteti se ushtarët po përdoren si lodra fëmijës për të frikësuar qytetarët në qytete të ndryshme të Amerikës duke përfshirë edhe Uashingtonin”.

Kryebashkiakja e Uashingtonit së fundi ka shkruar një parullë me shkronja të mëdha në rrugët drejt Shtëpisë së Bardhë në të cilën thuhet “Jeta e zezakëve ka rëndësi”. Ajo në lidhje me këtë veprim kritik ndaj qeverisë së Trump, ka thënë: “Ky është simboli i motove tona kundër veprimeve raciste në Amerikë dhe gjithashtu është indeks i një pjese të qytetit tonë i cili është pushtuar nga forcat e Qeverisë Federale”.

Njëkohësisht me ndezjen e zjarrit të protestave në Amerikë dhe sidomos në Uashington pas vrasjes barbare të zezakut Georg Floyd nga një polic i bardh, autoritetet e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë janë mobilizuar për të reduktuar rreziqet e mundshme kundër Shtëpisë së Bardhë.

Tags